Në emisionin e sotëm ne flasim rreth tri temave të ndryshme:
- Sot është festa e Nënës. Fmijët recitojnë një vjershë për nënën dhe dëgjojmë këngën “Për ty, mama!” Gjithashtu unë dua të di ngafëmijët në studio një fjalë me të cilën ata e përshkruajnë nënën e tyre. A i ndihmojnë fëmijët nënat e tyre dhe çfarë këshille të mirë u jep mami këtyre fëmijëve.
- Në pjesën e dytë të emisionit sillet gjithçka rreth Kuizit Mbarëkombëtar të Diturisë, ku ekipet e mia, “Kikiriki” dhe “Stubenbastei” zunë respektivisht vendin e parë dhe vendin e katërt në këtë garë diturie, zhvilluar në Vjenë më 3 maj 2025. Fëmijët e dy ekipeve janë shokë e shoqe të mirë me njëri tjetrin dhe në garë ishin edhe kundërshtarë. Ata prapëseprapë ishin tifoz për njëri tjetrin dhe gëzoheshin për sukseset e njëri tjetrit në çdo nivel të garës. Ata treguan se ishin shokë të mirë.
- Në pjesën e tretë të emisionit ne flasim rreth shoqërisë dhe miqësisë. Flasim rreth cilësive që duhet të ketë një shok i mirë dhe një shoqe e ngushtë.
Fëmijët japin mendimet e tyre rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me këtë temë.







