Shkrimtarja dhe Ligjëruese e Gjuhës Angleze me Inovacion në Mesimdhenie- Pritë Bytyçi.

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-05-26-1200
    60:00
audio
59:54 perc
Intervista me Prof. ass. dr. Maklena Nika: Një Udhëtim në Botën e Letërsisë dhe Kulturës!
audio
1 óra 00 mp
Një Histori Suksesi dhe Mosdorëzimi: Erind Devaja në Radio Helsinki
audio
51:26 perc
Të Rritur mes Dy Botëve: Rëndësia e Komunikimit me Fëmijët Shqiptarë në Diasporë!
audio
1 óra 00 mp
Bashkim Shala-Kryetar i shoqates "Atdheu"- Graz
audio
1 óra 00 mp
kryetarin e komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj!
audio
1 óra 26:37 perc
Forca e Nënës Shqiptare: Historia e zojes Vjollca!
audio
54:47 perc
Një Përfaqësues Shembullor i Suksesit dhe Përkushtimit në Wiener Städtische Versicherung: Luan Berdynaj
audio
56:49 perc
Analiza e Fidan Ukaj mbi zhvillimet politike në Kosovë!
audio
1 óra 00 mp
Liberalizimi i Vizave për Kosovën
Kënaqësi të mirëpresim si mysafir një figurë të shquar në fushën e arsimit dhe komunikimit ndërkulturor – Pritë Bytyçi.
Prita është një ligjëruese e gjuhës angleze dhe një shkrimtare e pasionuar me një përvojë prej 12 vitesh në mësimdhënien e gjuhës angleze. Ajo shërben si ligjëruese në Universitetin St. Gallen në Zvicër, ku ligjëron lëndët për Anglishten në Biznes dhe Anglishten Akademike. Përveç kësaj, ajo shkruan artikuj për Prishtina Insights, duke informuar publikun për çështje shoqërore të rëndësishme që rrallë përfshihen në diskurse publike.

Prita dallohet për metodat e saj inovative të mësimdhënies, duke përfshirë integrimin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale në ligjëratat e saj. Ajo ka kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulave të reja, duke përdorur njohuritë e saj të thella në dizajnimin dhe zhvillimin e kurrikulës, si dhe ekspertizën e saj në botën e teknologjisë informative. Me një qasje të tillë të avancuar dhe të përkushtuar, Prita ka arritur të inspirojë dhe edukojë shumë studentë, duke i pajisur ata me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më globale dhe të ndërlidhur.

Moderoi
Artiola Kajtazi

Szólj hozzá!