Në këtë edicion të programit në gjuhën shqipe në Radio Helsinki, moderatorët Fatos Kryeziu dhe Vehbi Haliti zhvillojnë një bisedë të hapur me Valton Halimin, një figurë e njohur e komunitetit shqiptar në Steiermark, i cili prej shumë vitesh kontribuon në jetën shoqërore dhe qytetare në Austri.
Në të kaluarën, Valton Halimi ka drejtuar Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Steiermark, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Komunal të qytetit Gleisdorf dhe Europagemeinderat, me angazhim të veçantë në Komisionin për Shoqërinë, Gjeneratat, Familjen, Integrimin dhe Shëndetin.
Në këtë bisedë flasim për rrugëtimin e tij personal, përvojën e integrimit, sfidat dhe arritjet e komunitetit shqiptar në Austri, si dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Një histori frymëzuese që tregon se përmes përkushtimit, dialogut dhe bashkëpunimit mund të ndërtohen ura të forta mes kulturave dhe brezave.










