Rrezarta Beci-Demaj- & Sibel Halimi

Podcast
Radio Rinia
  • Radio_Rinia_2024-03-17
    119:48
audio
54:47 Min.
Një Përfaqësues Shembullor i Suksesit dhe Përkushtimit në Wiener Städtische Versicherung: Luan Berdynaj
audio
56:49 Min.
Analiza e Fidan Ukaj mbi zhvillimet politike në Kosovë!
audio
1 Std. 00 Sek.
Liberalizimi i Vizave për Kosovën
audio
32:36 Min.
Ngritja e ndërgjegjësimit publik për Sindromin Down!
audio
1 Std. 34:22 Min.
Arkitektura e transformimit urban: Eksplorimi i Qyteteve të Fragmentuara!
audio
1 Std. 00 Sek.
Një udhetim drejt majës së Kilimanxharos: Alpinizëm dhe Humanizëm!
audio
1 Std. 00 Sek.
Integrimi Evropian në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Mundësitë, në fokus me Dorian Jano!
audio
1 Std. 00 Sek.
Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Nisma dhe Impakti
audio
59:31 Min.
Etimologjia dhe Trashëgimia e Gjuhës Shqipe: Diskutim me Agron Dalipaj dhe Butrint Balaj
audio
1 Std. 00 Sek.
Aurora: Drita e vogël që ndriçoi radio Helsinkin
Rrezarta Beci-Demaj & Sibel Halimi
Suksesi dhe Inspirimi i një Gruaje: Rrezarta Beci-Demaj

Në një intervistë të veçantë në Radio Helsinki 92.6, datë 17 Mars 2024, nga ora 12:00 deri në 13:00, (https://helsinki.at/livestream), do të ndajmë me dëgjuesit historinë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm, nga adoleshenca në Shkodër në suksesin dhe integrimin në shoqërinë austriake. Personazhi kryesor i kësaj historie është Rrezarta Beci-Demaj, një grua e shquar dhe sipërmarrëse e suksesshme, e cila ka shërbyer si burim frymëzimi për shumë.

Më shumë se vetëm një sipërmarrëse, Rrezarta është një frymëzim për të gjithë ata që përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre. Ajo është një shembull i qartë se me përkushtim dhe sakrifica, gjithçka është e mundur. Historia e saj shpalos se si një grua mund të arrijë nivele të larta të suksesit dhe integritetit në një mjedis të huaj.

Sibel Halimi

Në një intervistë të veçantë në Radio Helsinki 92.6, datë 17 Mars 2024, nga ora 13:00 deri në 14:00, online në: https://helsinki.at/livestream.

Sibel Halimi shquhet si një figurë e rëndësishme në skenën kulturore, akademike dhe politike të Kosovës. Angazhimi i saj të vazhdueshëm në fusha të ndryshme si në jetën akademike dhe atë politike e bën atë një personalitet të dallueshëm në shoqëri.

Me profesion sociologe, ajo eshte aktive në shumë fusha, duke përfshirë këtu pozitën e saj si bashkëpunëtore në institucione akademike si Universiteti i Prishtinës dhe rolin e saj si anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

Sibel Halimi njihet jo vetëm për veprimtarinë e saj akademike, por edhe atë artistike, duke shkruar dhe botuar disa libra si „Kopshti i Mëkateve“ dhe „Qenia nuk banon këtu“. Veprat e saj kanë shpalosur perspektiva të reja mbi jetën dhe shoqërinë, duke kontribuar kështu në avancimin dhe në promovimin e kulturës në Kosovë.

Tani, si drejtoreshë e re e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi udhëheq një mision për të avancuar jetën kulturore dhe artistike të kryeqytetit. Me përvojën e saj të pasur dhe një qëllim të vendosur për t’I shërbyer komunitetit, ajo është gati të ndikojë në të ardhmen e kulturës në Kosovë.

Halimi njihet gjithashtu si aktiviste për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Përmes angazhimit të saj, ajo ka arritur të nxisë debatin publik rreth çështjeve që kanë të bëjnë me rolin dhe të drejtat e grave.

ju ftojmë të na ndiqni live këtë të diel në orën 12:00-14:00 në Radio Helsinki në 92.6 MHZ, ose online në: https://helsinki.at/livestream.

 

Schreibe einen Kommentar