Sot kishim nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë Arsim Gjergjin, një figurë të shquar në skenën politike dhe sociale të komunitetit shqiptar në Graz- Austri. Kryetar i Këshillit Koordinues për Shoqatat e Shqiptarëve në Landin e Steiermarkut (KKShSt) dhe asambleist në Kuvendin Komunal të Grazit, Arsimi ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit tonë.
Arsimi, i cili u zgjodh kryetar i KKShSt para disa muajve, mban një mandat dyvjeçar. Në një bashkëbisedim të ngrohtë dhe inspirues, ai ndau me ne sukseset e KKShSt-së dhe planet e tij ambicioze për të ardhmen. Me një vizion të qartë dhe strategji afatmesme, ai synon të realizojë shumë projekte që do të fuqizojnë dhe përmirësojnë jetën e shqiptarëve në Graz- Steiermark- Austri.
„Do të jem një zë i fuqishëm për të lartësuar interesat e komunitetit shqiptar në Landin e Steiermarkut dhe në gjithë Austrinë,“ deklaroi Arsimi gjatë bashkëbisedimit tonë. Përkushtimi i tij është evident në çdo hap që ndërmerr, dhe ambiciet e tij janë të një niveli të lartë, duke synuar një përfaqësim të denjë dhe të fortë për të gjithë ne.
Mos të harrojmë që Arsimi është edhe asambleist në komunën e Grazit nga partia SPÖ. Ai mban një rol aktiv në disa komisione të rëndësishme, duke përfshirë:
- Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Banimi Graz
- Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Qendrat Shëndetësore Geriatrike (GGZ)
- Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Shërbimi i Parkimit dhe Sigurisë së Grazit (GPS)
- Komisionin e Përgjithshëm të Apelit, përfshirë çështjet e të drejtës së punës dhe çështjet e KFA
- Komisionin për Shëndetësi dhe Kujdes, Çështje Sociale, Çështje të Moshuarve dhe Integrim
- Komisionin për Kulturë dhe Shkencë
- Komisionin për Çështje të Banimit
- Komisionin për Barazi Gjinore, Çështje të Grave, LGBTQI+ dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisionin për Ekonomi dhe Turizëm
- Komisionin e Personelit të Këshillit Bashkiak (Përfaqësuesit e Punëdhënësve)
Angazhimi i tij në këto komisione tregon përkushtimin e tij të madh për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Grazit dhe më gjerë. Arsimi është një lider i vërtetë, një njeri i cili punon pa u lodhur për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë qytetareve ne Graz.Kemi besim të plotë se me përkushtimin dhe vizionin e tij, Arsimi do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm dhe një përfaqësues i denjë për komunitetin tonë.Suksese të mëtejshme i dëshirojmë Arsim Gjergjit në rrugëtimin e tij drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët në Austri.
Moderuan:
Fatos Kryeziu & Anjeza Llubani