Altin Morina – Ylli i Ri i Basketbollit Kosove

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-09-07-1700
    60:00
audio
59:55 min.
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 hod. 01:20 min.
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 hod. 00 sek.
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 min.
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 min.
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 min.
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 hod. 02 sek.
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 hod. 00 sek.
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë
audio
1 hod. 00 sek.
Prof. Dr. Isak Shema – Gjashtë Dekada në Shërbim të Albanologjisë, Arsimit dhe Kulturës Shqiptare
audio
1 hod. 00 sek.
Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror

 

 

Altin Morina, basketbollisti i talentuar nga Peja, është shembulli i gjallë i një sportisti që me pasion, përkushtim dhe punë të palodhur arrin t’i tejkalojë të gjitha pengesat. Duke luajtur në superligën e basketbollit kosovar për klubin prestigjioz KB Peja që në moshën 18-vjeçare, Altini ka treguar se i përket elitës së sportistëve të rinj kosovarë. Vetëm një vit më vonë, ai është bërë pjesë e ligës së parë me ekipin KB Borea, ku vazhdon të spikasë me lojën e tij dinamike dhe të suksesshme.

Përveç angazhimit intensiv në fushën e basketbollit, Altini është gjithashtu student i vitit të parë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, duke dëshmuar kështu përkushtimin e tij të dyfishtë – jo vetëm për sportin, por edhe për arsimimin. Ai ndan kohën e tij mes trajnimeve të rënda dhe studimeve akademike, duke u bërë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre sportive pa neglizhuar arsimin.

Gjatë emisionit tonë, kishim kënaqësinë të bisedojmë me Altinin për përvojën e tij në basketbollin kosovar, nga fillimet e tij modeste deri te suksesi aktual. Poashtu diskutuamë taktikat dhe strategjitë e lojës, sfidat që ai ka hasur gjatë rrugëtimit të tij si sportist, si dhe mundësitë që sporti i basketbollit ofron për të rinjtë në Kosovë. Me një të ardhme të ndritur përpara, Altin Morina është padyshim një emër që do të lërë gjurmë të thella në sportin kosovar.

 

Moderator:

Artiola Kajtazi

Napsat komentář