Më 19 tetor 2024, nga ora 17:00 deri në 18:00, në programin e gjuhës shqipe në Radio Helsinki, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë përmes WhatsApp-it me Prof. Abit Hoxha, një nga studiuesit dhe profesorët më të njohur në fushën e gazetarisë dhe medias në konflikte. Prof. Hoxha, aktualisht Asistent Profesor në Universitetin e Agder në Norvegji, ka përvojë të gjerë në raportimin e luftës dhe paqes, gazetarinë pas-konfliktit dhe çështjet e sigurisë së gazetarëve.
Tema e bisedës u fokusua në “Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt: Objektiviteti dhe Siguria e Gazetarëve.” Diskutuam mbi rëndësinë e sigurisë së gazetarëve në raportimin e konflikteve, balancën e rreme dhe sfidat me të cilat ata përballen në ruajtjen e pavarësisë dhe objektivitetit në lajme. Gjithashtu, eksploruam perspektivat e ardhshme për hulumtimet mbi solidaritetin mes gazetarëve që largohen nga lufta dhe konflikti.
Ky ishte një diskutim i vlefshëm për të gjithë ata që janë të interesuar në rolin e medias gjatë krizave dhe proceseve të paqes.
Moderatorë:
Fatos Kryeziu, MA
Anjeza Llubani, Dott.Dott, Mag.