Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror

Podcast
Radio Rinia
  • 2025-04-06-1200
    60:00
audio
59:55 min.
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 hod. 01:20 min.
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 hod. 00 sek.
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 min.
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 min.
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 min.
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 hod. 02 sek.
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 hod. 00 sek.
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë
audio
1 hod. 00 sek.
Prof. Dr. Isak Shema – Gjashtë Dekada në Shërbim të Albanologjisë, Arsimit dhe Kulturës Shqiptare

Këtë të diel, më 6 prill 2025, nga ora 12:00 në Radio Rinia, Rrezarta dhe Artiola do të trajtojnë tema mjaft frymëzuese dhe interesante. Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, e cila u shënua më 2 prill, tema kryesore e këtij emisioni do të jetë pikërisht autizmi. Na ndiqni për një bisedë informuese me të ftuarën speciale znj. Jeta Deva, specialiste e psikologjisë klinike dhe Drejtore Ekzekutive e Asociacionit Nacional për Autizëm në Kosovë (ANAK), me të cilën do të flasim për diagnostikimin, sfidat dhe mbështetjen për personat në spektrin e autizmit.

Për të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth Asociacionit Nacional për Autizëm në Kosovë (ANAK), si dhe për ata që dëshirojnë të kontribuojnë në punën dhe misionin e kësaj organizate joqeveritare në mbështetje të personave me autizëm, mund të vizitoni linkun më poshtë për informacione të mëtejshme dhe mundësi bashkëpunimi:

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë |

Në pjesën e dytë të emisionit do të prezantojmë eventin “IllyrianBrains Global 2025”, që do të mbahet më 2 maj në Vjenë, dhe që synon të bashkojë të rinjtë shqiptarë të diasporës për rrjetëzim, frymëzim dhe zhvillim profesional.

Për të blerë biletat e eventit, klikoni në linkun më poshtë:

Select tickets – IB Global Networking Event Vienna 2025 – Belétage, Haus der Ingenieure 9

Na dëgjoni në Radio Helsinki – 92.6 MHz ose online në: www.helsinki.at – livestream

Moderatorët:
Artiola Kajtazi dhe Rrezarta Demaj

Napsat komentář