Intervista e sotme në Radio Rinia – Radio Helsinki-92.6 Graz sjell një histori të jashtëzakonshme: rrugëtimin e Prof. Dr. Islam Qerimit nga largimi i detyruar nga Kosova në vitin 1993, drejt një karriere të ndritur akademike në Gjermani dhe Austri, e deri tek vendimi i madh për t’u rikthyer dhe kontribuar në vendlindje.
Prof. Dr. Qerimi sot është Dekan i Fakultetit Juridik “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku udhëheq reforma thelbësore në arsim, nxit ndërkombëtarizimin dhe mbështet ndërtimin e një akademie moderne juridike në Kosovë. Rrugëtimi i tij është shembull frymëzimi për brezat e rinj, për diasporën dhe për të gjithë ata që besojnë në vlerën e dijes dhe kthimin me mision.
Intervistën e realizuan: Fatos Kryeziu dhe Vehbi Haliti.










