Patëm kënaqësinë të zhvillonim një bashkëbisedim me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Prof. Dr. Shpejtim Bulliqi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Gjatë bisedës, diskutuam për zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës, sfidat aktuale, projektet e realizuara gjatë mandatit të parë dhe të dytë, si dhe për vizionin për të ardhmen. Prekëm gjithashtu tema të rëndësishme si bashkëpunimi institucional dhe me opozitën, transparenca dhe llogaridhënia, zhvillimi ekonomik, bujqësia, infrastruktura, arsimi, investimet kapitale, si dhe roli i diasporës në zhvillimin lokal.
Nën udhëheqjen e tij, Komuna e Podujevës ka shënuar përparime të dukshme në zhvillimin ekonomik, mbështetjen e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e shërbimeve për qytetarët, duke u bërë një shembull pozitiv të qeverisjes lokale në Kosovë.
Ky bashkëbisedim na ofroi një pasqyrë të qartë mbi realitetin dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investim në komunat e Kosovës.
Moderator
Fatos Kryeziu










