Arkitektura e transformimit urban: Eksplorimi i Qyteteve të Fragmentuara!

Podcast
Radio Rinia
  • albanisch_jingle_lange
    94:22
audio
1 ore 00 sec.
Solidariteti Shqiptar në Udhëtimet e Migracionit: Rrëfime të Një Trashëgimie të Gjallë
audio
59:56 min.
Udhëtime Shprese: Eksplorimi i Rrjeteve të Migracionit dhe Solidaritetit
audio
1 ore 00 sec.
Një Shembull Frymëzues i Diasporës Shqiptare: Esmeralda Dosti
audio
57:18 min.
Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Diplomacisë Kulturore!
audio
1 ore 00 sec.
Nëntori – Muaji i Festimeve dhe Emocioneve të Maturantëve ne Graz!
audio
1 ore 01:33 min.
Haxhi Fejzullahu, gjatë këtyre ditëve hapi ekspozitën e tij të titulluar "Art Exhibition.
audio
1 ore 00 sec.
Kryetarja Ardita Sinani apelon për mbështetje ndërkombëtare dhe kushtëzimin e integrimit të Serbisë në BE me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!
audio
57:09 min.
Themeluese & CEO, Lake IT Service Florida, SHBA
audio
59:57 min.
Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
audio
59:57 min.
Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt, diskutim Ekskluziv me Prof. Abit Hoxha
Në intervisten e radhës me datën 31.03.2024 nga ora12:00-13:00 kemi të ftuar Anjeza Llubanin në radio Helsinki, mund të na ndiqni permes valeve 92.6 ose online në: https://helsinki.at/livestream. Tel: +31 6 83088080
Biografi e Shkurter: PhD (cand), Dott. Dott.mag, Anjeza Llubani
Anjeza Llubani aktualisht është një studente doktorature në Universitetin Teknik të Grazit, në Departamentin e Urbanizmit, në Austri, duke hulumtuar marrëdhëniet midis dendësimit dhe shpërndarjes urbane, me një fokus në fragmentimin Urban. Ark. Llubani ka kryer studimet universitare dhe ato post-universitare (Bachelor dhe Master) dhe është diplomuar në Arkitekturë pranë universitetit te Arkitektures I.U.A.V në Venecia Itali. Që prej asaj kohe dhe aktualisht është lektore në universitete të ndryshme. Gjatë eksperiencës së saj 12 vjeçare në mësimdhënie, ka zhvilluar lëndët Histori Arkitekture nga pre-historia deri në historinë bashkëkohore. Ark. Llubani ka qenë disa herë lektore e ftuar në Universitetin Politeknik të Barit, në kuadër të programit Erasmus+ të Komisionit Evropian. Ajo ka prezantuar punën e saj në konferenca dhe simpoziume në të gjithë Evropën dhe shkrimet e saj janë botuar në Stadt und Grün, Lit Verlag Book Series of Studies on Europe Juglindore. dhe vende të tjera. Ajo ka qenë pjesë e laboratorëve dhe trajnimeve profesionale të organizuara nga Universiteti i Antwerp-it, Universiteti i Xhenovas dhe universitete të tjera. Në praktikën e saj profesionale, ajo ka punuar për një sërë projektesh dhe konkurse ndërkombëtare për dizajnin arkitekturor dhe zhvillimin urban të qytetit të Abruzzo, qytetit të Cortines dhe qytetit të Dubrovnikut. Aktualisht, ajo punon me komunitetet dhe aktivistët për të mbrojtur çështjet e aksesueshmërisë dhe për të promovuar një qytet më gjithëpërfshirës. Ajo iu bashkua Rrjetit të Akademikëve të Rinj AESOP (2023), shumë e motivuar për të ndarë idetë me studiues të rinj, por edhe duke mësuar nga intervistat dhe takimet me planifikues të lartë ndërkombëtarë. Ajo jeton në Graz.
Qytete të Fragmentuara dhe Transformimet Urbane në Rajon
Nryshimi i perceptimit njerëzor në përdorimin e hapësirës do të jetë pika e arritjes së mirëqenies njerëzore. (Cit. Anjeza Llubani). Per kete teme Anjeza Llubani do t,na tregoj te dielen me daten 31.03.2024 nga ora 12:00-13:30 në Radio Helsinki në 92.6 MHZ, ose online në: https://helsinki.at/livestream.
Moderuan,
Fatos Kryeziu
Rrezarta Beci-Demaj

Lascia un commento