Krenaria Kombëtare dhe Kujtimi i Pavdekshëm: Një Udhëtim Emocional nga Dortmund Arena te Poezitë e Agim Doçit

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-06-30-1200
    60:00
audio
57:18 Min.
Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Diplomacisë Kulturore!
audio
1 Std. 00 Sek.
Nëntori – Muaji i Festimeve dhe Emocioneve të Maturantëve ne Graz!
audio
1 Std. 01:33 Min.
Haxhi Fejzullahu, gjatë këtyre ditëve hapi ekspozitën e tij të titulluar "Art Exhibition.
audio
1 Std. 00 Sek.
Kryetarja Ardita Sinani apelon për mbështetje ndërkombëtare dhe kushtëzimin e integrimit të Serbisë në BE me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!
audio
57:09 Min.
Themeluese & CEO, Lake IT Service Florida, SHBA
audio
59:57 Min.
Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
audio
59:57 Min.
Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt, diskutim Ekskluziv me Prof. Abit Hoxha
audio
58:03 Min.
Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë
audio
1 Std. 00 Sek.
Altin Morina – Ylli i Ri i Basketbollit Kosove
audio
1 Std. 00 Sek.
Migena Buzra – Drejtuesja e Vizionit në Teknologji dhe Siguri Kibernetike: Pionere e Inovacionit në Edukim dhe Strategji Operative

Sot bashkebiseduam  për përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, një moment krenarie dhe entuziazmi për të gjithë shqiptarët. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, me tifozët shqiptarë që valëvitnin flamurin kuqezi dhe këndonin me zemër të plotë himnet dhe këngët e tyre të dashura. Përjetova këtë ndjenjë emocionuese live në Dortmund Arena, një arenë që gumëzhinte nga emocionet e pafundme dhe përkrahja e zjarrtë për skuadrën tonë kombëtare.

Më pas, biseda jonë u kthye në një temë më të trishtuar, ndarjen nga jeta të poetit të madh Agim Doçi. Ai ishte një nga figurat më të spikatura të letërsisë shqiptare, një poet që me vargjet e tij arriti të prekë zemrat e shumë shqiptarëve. Kam pasur nderin të recitoj poezitë e tij, të cilat janë burim frymëzimi dhe reflektimi për çdo lexues. Tekstet e tij përshkruanin bukurinë e natyrës shqiptare, vuajtjet dhe shpresat e popullit tonë, dhe dashurinë e pamasë për atdheun.

Për të nderuar kujtimin e Agim Doçit, sot  ia perkushtuame nje pasdite  poetike ku muzika shoqëruese ishte krijuar vetëm nga tekstet e tij. Ishte një eksperiencë e veçantë, ku çdo tingull dhe çdo varg bashkëtingëllonte në harmoni të plotë, duke krijuar një atmosferë të magjishme dhe të paharrueshme. Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që festuam trashëgiminë e tij letrare, por edhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.

Moderator:

Rrezarta Demaj-

Ruama Shala

Schreibe einen Kommentar