Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë

Podcast
Radio Rinia
  • Radio-Rinia-Rezarta-Demaj-13.10.2024
    58:03
audio
59:55 Min.
Dy Zëra të Diasporës Shqiptare: Hatixhe Bilali & Erina Dervishi – Inspirim nga Klagenfurti
audio
1 Std. 01:20 Min.
Prof. Dr. Islam Qerimi: Nga Mërgimi në Evropë tek Kontributi Akademik në Kosovë
audio
1 Std. 00 Sek.
Gjermania, Zëri i Industrisë dhe Kulturës Evropiane
audio
59:56 Min.
Leonora Aliu në Radio Helsinki – e vërteta, siguria dhe gazetaria në fokus
audio
59:58 Min.
Angazhimi i Valton Halimit në shtetin Austriak
audio
59:54 Min.
Dy Perla të Natyrës Evropiane – Austria & Shqipëria
audio
1 Std. 02 Sek.
Afrika – Djepi i Qytetërimeve dhe Mozaiku i Kulturave
audio
1 Std. 00 Sek.
Kultura, Kujtesa dhe Demokracia – Tri shtyllat e identitetit shqiptar në diasporë
audio
1 Std. 00 Sek.
Prof. Dr. Isak Shema – Gjashtë Dekada në Shërbim të Albanologjisë, Arsimit dhe Kulturës Shqiptare
audio
1 Std. 00 Sek.
Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror

Desara Beqari Gjonej ka lindur dhe është rritur në Shkodër. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Graz dhe Vjenë, dhe sot jeton me familjen e saj në Vjenë, ku është nënë e dy fëmijëve. Profesioni i Desarës është njëkohësisht edhe pasioni i saj: ajo është mësuese e ciklit fillor në një shkollë shtetërore dhe mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në disa gjimnaze të Vjenës.

Në kohën e saj të lirë, ajo realizon emisionin “Kikiriki – Shqip me Fëmijë”, i cili transmetohet në radion e lirë „Radio Orange“ në Vjenë. Ky emision gjithëpërfshirës ndiqet rregullisht nga fëmijët shqiptarë në mbarë botën. Në faqen e internetit www.ejamene.com, mund të dëgjohen emisionet, si dhe të gjenden fletë pune dhe lojëra online në gjuhën shqipe.

Ekipi “Kikiriki” nga Vjena, i drejtuar nga mësuese Desara, fitoi këtë vit vendin e parë në Kuizin e Diturisë që mbahet rregullisht në Suedi. Siç e do tradita, tani fituesi organizon eventin e radhës, dhe Kuizi i Diturisë 2025 do të mbahet në Vjenë më 3 maj 2025.

Desara është një figurë e rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Vjenë dhe në diasporën shqiptare në përgjithësi. Përkundër angazhimeve të saj profesionale, ajo balanson me sukses edhe jetën familjare, duke përdorur strategji të mirëpërcaktuara, të cilat do t’i ndajë me ne sot në emision.

Moderator:
Rrezarta Demaj

Schreibe einen Kommentar