Një lider i suksesshëm në mërgatë që kurrë nuk harron vendlindjen: Historia Inspiruese e Vehap Zukës!.

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-08-04-1200
    60:00
audio
1 Std. 00 Sek.
Kryetarja Ardita Sinani apelon për mbështetje ndërkombëtare dhe kushtëzimin e integrimit të Serbisë në BE me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!
audio
57:09 Min.
Themeluese & CEO, Lake IT Service Florida, SHBA
audio
59:57 Min.
Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
audio
59:57 Min.
Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt, diskutim Ekskluziv me Prof. Abit Hoxha
audio
58:03 Min.
Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë
audio
1 Std. 00 Sek.
Altin Morina – Ylli i Ri i Basketbollit Kosove
audio
1 Std. 00 Sek.
Migena Buzra – Drejtuesja e Vizionit në Teknologji dhe Siguri Kibernetike: Pionere e Inovacionit në Edukim dhe Strategji Operative
audio
51:28 Min.
Adriatik Lapaj: Një Zë i Fuqishëm që i Tremb si Pozitën, ashtu edhe Opozitën!
audio
1 Std. 00 Sek.
Një Udhëheqëse e Shquar: Miki Ramadani – Nga Kosova në Austri.


Vehap Zuka, i lindur në Hodonoc, Komuna e Kamenicës, Kosovë, kreu shkollën fillore dhe të mesme në Hodonoc-Rogane / Kamenicë, ndërsa studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Komunikacion Rrugor. Pas përfundimit të studimeve, vazhdoi me Shkallen e peste – Instruktor po ashtu ne Prishtine , filloi të punojë si ligjërues dhe instruktor në disa autoshkolla në Kosovë. Më pas, vendosi të shkojë në Gjermani ku menjëherë filloi trajnimet profesionale dhe nisi punën si konsulent financiar për këshillimin e pasurisë në OVB. Ai vazhdoi shkollimin në Dhoma e Tregtisë në Hamburg dhe mori diplomën si Ekspert i Sigurimeve i Certifikuar nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Hamburg.

Aktualisht, Vehapi mban pozicionin e Drejtorit të Qarkut në një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve shëndetësore, Continentale Versicherung . Detyrat e tij përfshijnë kontrollin dhe menaxhimin e rrezikut, kontrollin e Kontratave te Sigurimeve te ndryshme , udhëheqjen dhe trajnimin e personelit. Ai është specialist për sigurimet shëndetësore dhe sigurimet pasurore, me një gamë të gjerë diplomash në këshillim financiar, drejtimin e agjencisë dhe investime.

Vehapi kurrë nuk e harron vendlindjen e tij dhe tregon një atdhedashuri të thellë. Përmes shoqatës „ODA Hodonoc,“ ku kete shoqate e drejtoj per 3 vite me rradhe si Kryetar dhe SH.K.SH DARDANIA Mannheim si Nenkryetar ai ndihmon dhe participon në shumë projekte për të mirën e komunitetit. Nepermjet Shoqates Dardania Mannheim jane ndertuar dikund rrethe 7 Shtepi me mir te them jane gezuar 7 Familie qe jane be me streh mbi koke .
Ai ka demonstruar lidership të vërtetë në kompaninë e tij, e cila ka një shtrirje globale.

Vitin e kaluar, ai u zgjodh anëtar i bordit të drejtorve te Ndermarjes Publike Dardana nga Kuvendi Komunal i Kamenicës. Me përvojën e tij të fituar në Gjermani, Vehapi synon të kontribuojë me këshillime profesionale dhe projekte të ndryshme për përparimin e Komunës së Kamenicës.
Vehapi është shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj vendlindjes. Ai po jep maksimumin për zhvillimin e Komunës së Kamenicës dhe ka dëshmuar se kurrë nuk duhet të harrojmë rrënjët tona.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se këtë të diel, Vehapi do të jetë i ftuar në Radio Helsinki për të ndarë historinë dhe përvojat e tij. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të dëgjuar nga afër rrugëtimin dhe angazhimet e një figure inspiruese si ai.

Moderator:
Fatos Kryeziu, M.A
Anjeza Llubani, Mag.Dott.Dott

Schreibe einen Kommentar