Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë

Podcast
Radio Rinia
  • Radio-Rinia-Rezarta-Demaj-13.10.2024
    58:03
audio
1 hod. 00 sek.
Solidariteti Shqiptar në Udhëtimet e Migracionit: Rrëfime të Një Trashëgimie të Gjallë
audio
59:56 min.
Udhëtime Shprese: Eksplorimi i Rrjeteve të Migracionit dhe Solidaritetit
audio
1 hod. 00 sek.
Një Shembull Frymëzues i Diasporës Shqiptare: Esmeralda Dosti
audio
57:18 min.
Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Diplomacisë Kulturore!
audio
1 hod. 00 sek.
Nëntori – Muaji i Festimeve dhe Emocioneve të Maturantëve ne Graz!
audio
1 hod. 01:33 min.
Haxhi Fejzullahu, gjatë këtyre ditëve hapi ekspozitën e tij të titulluar "Art Exhibition.
audio
1 hod. 00 sek.
Kryetarja Ardita Sinani apelon për mbështetje ndërkombëtare dhe kushtëzimin e integrimit të Serbisë në BE me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!
audio
57:09 min.
Themeluese & CEO, Lake IT Service Florida, SHBA
audio
59:57 min.
Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
audio
59:57 min.
Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt, diskutim Ekskluziv me Prof. Abit Hoxha

Desara Beqari Gjonej ka lindur dhe është rritur në Shkodër. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Graz dhe Vjenë, dhe sot jeton me familjen e saj në Vjenë, ku është nënë e dy fëmijëve. Profesioni i Desarës është njëkohësisht edhe pasioni i saj: ajo është mësuese e ciklit fillor në një shkollë shtetërore dhe mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në disa gjimnaze të Vjenës.

Në kohën e saj të lirë, ajo realizon emisionin “Kikiriki – Shqip me Fëmijë”, i cili transmetohet në radion e lirë „Radio Orange“ në Vjenë. Ky emision gjithëpërfshirës ndiqet rregullisht nga fëmijët shqiptarë në mbarë botën. Në faqen e internetit www.ejamene.com, mund të dëgjohen emisionet, si dhe të gjenden fletë pune dhe lojëra online në gjuhën shqipe.

Ekipi “Kikiriki” nga Vjena, i drejtuar nga mësuese Desara, fitoi këtë vit vendin e parë në Kuizin e Diturisë që mbahet rregullisht në Suedi. Siç e do tradita, tani fituesi organizon eventin e radhës, dhe Kuizi i Diturisë 2025 do të mbahet në Vjenë më 3 maj 2025.

Desara është një figurë e rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Vjenë dhe në diasporën shqiptare në përgjithësi. Përkundër angazhimeve të saj profesionale, ajo balanson me sukses edhe jetën familjare, duke përdorur strategji të mirëpërcaktuara, të cilat do t’i ndajë me ne sot në emision.

Moderator:
Rrezarta Demaj

Vložiť komentár