Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë

Podcast
Radio Rinia
  • Radio-Rinia-Rezarta-Demaj-13.10.2024
    58:03
audio
1 saat 00 sn.
Altin Morina – Ylli i Ri i Basketbollit Kosove
audio
1 saat 00 sn.
Migena Buzra – Drejtuesja e Vizionit në Teknologji dhe Siguri Kibernetike: Pionere e Inovacionit në Edukim dhe Strategji Operative
audio
1 saat 00 sn.
Një lider i suksesshëm në mërgatë që kurrë nuk harron vendlindjen: Historia Inspiruese e Vehap Zukës!.
audio
51:28 dk.
Adriatik Lapaj: Një Zë i Fuqishëm që i Tremb si Pozitën, ashtu edhe Opozitën!
audio
1 saat 00 sn.
Një Udhëheqëse e Shquar: Miki Ramadani – Nga Kosova në Austri.
audio
1 saat 00 sn.
Ubaya Medawela: Founder of U Strategy Initiative for Prevent Disasters through Greener
audio
1 saat 00 sn.
Rrugëtimi i një jete në mërgim: Poezia e Jetës dhe Integrimit- Kimete Krasniqi-Prebreza
audio
1 saat 00 sn.
Krenaria Kombëtare dhe Kujtimi i Pavdekshëm: Një Udhëtim Emocional nga Dortmund Arena te Poezitë e Agim Doçit
audio
1 saat 00 sn.
Arsim Gjergji: Një Zë i Fuqishëm për Komunitetin Shqiptar në Graz dhe Steiermark.

Desara Beqari Gjonej ka lindur dhe është rritur në Shkodër. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Graz dhe Vjenë, dhe sot jeton me familjen e saj në Vjenë, ku është nënë e dy fëmijëve. Profesioni i Desarës është njëkohësisht edhe pasioni i saj: ajo është mësuese e ciklit fillor në një shkollë shtetërore dhe mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në disa gjimnaze të Vjenës.

Në kohën e saj të lirë, ajo realizon emisionin “Kikiriki – Shqip me Fëmijë”, i cili transmetohet në radion e lirë “Radio Orange” në Vjenë. Ky emision gjithëpërfshirës ndiqet rregullisht nga fëmijët shqiptarë në mbarë botën. Në faqen e internetit www.ejamene.com, mund të dëgjohen emisionet, si dhe të gjenden fletë pune dhe lojëra online në gjuhën shqipe.

Ekipi “Kikiriki” nga Vjena, i drejtuar nga mësuese Desara, fitoi këtë vit vendin e parë në Kuizin e Diturisë që mbahet rregullisht në Suedi. Siç e do tradita, tani fituesi organizon eventin e radhës, dhe Kuizi i Diturisë 2025 do të mbahet në Vjenë më 3 maj 2025.

Desara është një figurë e rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Vjenë dhe në diasporën shqiptare në përgjithësi. Përkundër angazhimeve të saj profesionale, ajo balanson me sukses edhe jetën familjare, duke përdorur strategji të mirëpërcaktuara, të cilat do t’i ndajë me ne sot në emision.

Moderator:
Rrezarta Demaj

Yorum yapın