Kryetarja Ardita Sinani apelon për mbështetje ndërkombëtare dhe kushtëzimin e integrimit të Serbisë në BE me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!

Podcast
Radio Rinia
  • 2024-11-09-1700
    60:00
audio
1 hod. 00 sek.
Nëntori – Muaji i Festimeve dhe Emocioneve të Maturantëve ne Graz!
audio
1 hod. 01:33 min.
Haxhi Fejzullahu, gjatë këtyre ditëve hapi ekspozitën e tij të titulluar "Art Exhibition.
audio
57:09 min.
Themeluese & CEO, Lake IT Service Florida, SHBA
audio
59:57 min.
Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
audio
59:57 min.
Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt, diskutim Ekskluziv me Prof. Abit Hoxha
audio
58:03 min.
Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë
audio
1 hod. 00 sek.
Altin Morina – Ylli i Ri i Basketbollit Kosove
audio
1 hod. 00 sek.
Migena Buzra – Drejtuesja e Vizionit në Teknologji dhe Siguri Kibernetike: Pionere e Inovacionit në Edukim dhe Strategji Operative
audio
1 hod. 00 sek.
Një lider i suksesshëm në mërgatë që kurrë nuk harron vendlindjen: Historia Inspiruese e Vehap Zukës!.

Gjatë intervistës me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, folëm për sfidat kryesore që përballen shqiptarët në Preshevë. Ajo i adresoi këto çështje përmes valëve të Radio Helsinki 92.6, në programin në gjuhën shqipe në Graz. Diskutuam për fuqizimin e diasporës në mbështetje të Luginës së Preshevës, për nismat lokale për zhvillim ekonomik, për rolin e të rinjve në të ardhmen e qytetit të Preshevës, si dhe për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Ajo theksoi sfidat që përballen shqiptarët për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm dhe shkeljes së të drejtave nga autoritetet e Serbisë.

Biseda u zgjerua edhe për projektet në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, të cilat po ndihmojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar. Në përgjithësi, në Luginën e Preshevës ndalohen simbolet kombëtare si flamuri kombëtar në ndërtesat publike, ndërsa disa lëndë mësimore si historia dhe gjeografia janë të ndaluara të mësohen në shkollat fillore dhe të mesme, gjë që përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare në Serbi.

Kryetarja Sinani ka zhvilluar takime me anëtarë të Senatit dhe Kongresit Amerikan, duke raportuar për shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Gjithashtu, ajo dhe delegacioni nga Lugina kanë ngritur këtë problematikë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës gjatë një vizite në Strasburg.

Ajo theksoi: “Procesi i integrimit të Serbisë në BE duhet të kushtëzohet me garantimin dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.”

E falënderojmë Kryetaren Sinani që ndau kohën për të qenë me ne sot. Prania dhe angazhimi i saj për Preshevën janë një frymëzim për të gjithë ne dhe dëgjuesit tanë. Besojmë se vizioni dhe përkushtimi i saj për komunitetin shqiptar do të sjellin ndryshime pozitive për qytetarët dhe të rinjtë e Preshevës. Kemi qenë me fat të dëgjonim mendimet e saj sot, dhe i urojmë suksese në çdo hap për të mirën e qytetarëve dhe të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Moderatorë:

Fatos Kryeziu, M.A

Anjeza Llubani, Dott. Dott., mag

Napsat komentář