Haxhi Fejzullahu, gjatë këtyre ditëve hapi ekspozitën e tij të titulluar „Art Exhibition.

Podcast
Radio Rinia
  • albanisch_jingle_lange
    61:33
audio
1 órák 00 mp.
Kryetarja Ardita Sinani apelon për mbështetje ndërkombëtare dhe kushtëzimin e integrimit të Serbisë në BE me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!
audio
57:09 perc
Themeluese & CEO, Lake IT Service Florida, SHBA
audio
59:57 perc
Promotor i Bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe Gazetar i Përkushtuar
audio
59:57 perc
Sfidat e Gazetarisë në Konflikt dhe Pas-Konflikt, diskutim Ekskluziv me Prof. Abit Hoxha
audio
58:03 perc
Suksesi i Fituar me Punë dhe Përkushtim: Një Shembull Frymëzues i Integrimit dhe Ndikimit në Komunitetin Shqiptar në Vjenë
audio
1 órák 00 mp.
Altin Morina – Ylli i Ri i Basketbollit Kosove
audio
1 órák 00 mp.
Migena Buzra – Drejtuesja e Vizionit në Teknologji dhe Siguri Kibernetike: Pionere e Inovacionit në Edukim dhe Strategji Operative
audio
1 órák 00 mp.
Një lider i suksesshëm në mërgatë që kurrë nuk harron vendlindjen: Historia Inspiruese e Vehap Zukës!.
audio
51:28 perc
Adriatik Lapaj: Një Zë i Fuqishëm që i Tremb si Pozitën, ashtu edhe Opozitën!
Piktori i njohur nga Voitsbergu- landi i Steirmarkut , Haxhi Fejzullahu, gjatë këtyre ditëve hapi ekspozitën e tij të titulluar „Art Exhibition” në Graz të Austrisë, në kuadër të festave të Nëntorit. Kjo ekspozitë, e mbajtur në Straßganger Kulturzentrum dhe udhëhequr nga artistja e njohur austriake Gina Harg, ka tërhequr një numër të madh vizitorësh, përfshirë artdashës nga Austria dhe diaspora shqiptare.
Gjatë një interviste për Radio Helsinki, Fejzullahu ndau frymëzimin e tij për krijimin e këtyre veprave, të cilat përmbajnë motive nga jeta në vendlindje dhe përditshmëria në mërgim. Ai theksoi qëllimin e ekspozitës si një prezantim dualist të përvojës së një mërgimtari, i cili bashkon kujtimet dhe realitetin në një harmoni artistike me ngjyra dhe motive të veçanta.
Në hapje, Gina Harg kishte mbajtur një fjalim mbi rëndësinë e artit të Fejzullahut, duke shprehur mirënjohjen për pjesëmarrjen e madhe dhe duke vlerësuar lart ekspozitën si një mesazh të fuqishëm për krijimtarinë dhe kulturën shqiptare.
Ekspozita përfshin rreth 30 piktura, të cilat janë mirëpritur jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga komuniteti austriak, duke dëshmuar që arti shqiptar gjen vend dhe vlerësohet ndërkombëtarisht.
Në këtë ekspozitë, mesazhi kryesor i Fejzullahut është që shqiptarët jo vetëm që krijojnë art cilësor, por janë edhe ambasadorë të kreativitetit në fushën e artit. Ekspozita në Graz është vetëm fillimi, pasi piktori ka plane për të prezantuar punimet e tij në Suedi, Holandë, Danimarkë, Gjermani dhe më tej.
Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në Graz.

Szólj hozzá!